Qendrore

44 zyrtarë policorë certifikohen në Vrellë – në mesin e tyre edhe Behar Rifaj nga Bellobradi i Dragashit

28.04.2026. 2 min čitanja

44 zyrtarë policorë certifikohen në Vrellë – në mesin e tyre edhe Behar Rifaj nga Bellobradi i Dragashit width= Më 27 prill 2026, në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, janë certifikuar 44 zyrtarë policorë të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSH), pas përfundimit me sukses të trajnimit dyjavor në fushën e “Ballafaqimit me turma”. width= Trajnimi është realizuar nga instruktorët e Drejtorisë së Njësisë Speciale Operative (DNJSO), përmes Divizionit të Trajnimeve në kuadër të Departamentit të Burimeve Njerëzore të Policia e Kosovës, me fokus në ngritjen e kapaciteteve profesionale për menaxhimin e situatave me turma dhe tubime publike. width= Ky aktivitet është pjesë e një cikli të planifikuar trajnimesh që synon përgatitjen e njësive policore në të gjitha tetë rajonet e vendit, në përputhje me konceptin nacional për menaxhimin e trazirave qytetare. width= Në mesin e të certifikuarve është edhe Behar Rifaj nga fshati Bellobrad, komuna e Dragashit, duke përfaqësuar kështu me sukses këtë trevë në një trajnim të rëndësishëm profesional në kuadër të Policisë së Kosovës. width= Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zhvillimin e vazhdueshëm profesional dhe forcimin e kapaciteteve operative, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike. — Dragash Info