Ehat Miftaraj: Kryetarja e Kuvendit shkeli Kushtetutën me votimin pa 80 deputetë në sallë
Ehat Miftaraj: Kryetarja e Kuvendit shkeli Kushtetutën me votimin pa 80 deputetë në sallë Drejtori i Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar ndaj zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës për procesin e zgjedhjes së Presidentit, duke e cilësuar si shkelje të qartë kushtetuese veprimin e kryetares së Kuvendit. Sipas tij, Albulena Haxhiu ka lejuar vazhdimin e procedurës së votimit pa qenë të pranishëm së paku 80 deputetë në sallë, që është kusht themelor për zhvillimin e raundit të parë. “Kushtetuta dhe praktika, përfshirë edhe aktgjykimin e fundit, janë shumë të qarta: që të vazhdojë procedura duhet të jenë së paku 80 deputetë. Kur mungon kjo shumicë, nuk mund të vazhdohet në raundin e dytë. Kryetarja e Kuvendit e shkeli Kushtetutën duke e filluar procedurën”, ka deklaruar Miftaraj. Ai theksoi se nisja e numërimit të votave pa u përmbushur kuorumi i nevojshëm e bën të gjithë procesin të kontestueshëm dhe në kundërshtim me rendin kushtetues të vendit. Deklarata e Miftarajt vjen në një kohë kur procesi i zgjedhjes së Presidentit është shoqëruar me tensione politike dhe bojkot nga partitë opozitare, duke thelluar më tej krizën institucionale në vend. — Dragash Info