Nxënësit e klasës së IX vizitojnë QKMF në Brodosanë në kuadër të lëndës “Orientim në Karrierë”
Nxënësit e klasës së IX vizitojnë QKMF në Brodosanë në kuadër të lëndës “Orientim në Karrierë”
Nxënësit e klasës së IX, nën përkujdesjen e arsimtarit Nail Hulaj, në kuadër të orëve të mësimit zgjedhor në lëndën “Orientim në Karrierë”, kanë zhvilluar aktivitetin “Takimi me profesionist”, me qëllim njohjen më të afërt me profesionet dhe sfidat e tyre në praktikë.
Në këtë kuadër, ata kanë vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare në Brodosanë, ku janë pritur nga mjekët dhe stafi profesional i qendrës. Gjatë vizitës, nxënësit kanë marrë informacione rreth shërbimeve shëndetësore, rolit të mjekut në komunitet si dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin.
Ky aktivitet është vlerësuar si një përvojë e rëndësishme dhe edukuese për nxënësit, duke ndihmuar në orientimin e tyre për zgjedhjen e karrierës së ardhshme. — Dragash Info