Shkolla “Shaban Shabani” në Llopushnik shënon sukses në garën e robotikës – renditet e 17-ta nga 300 shkolla
Shkolla “Shaban Shabani” në Llopushnik shënon sukses në garën e robotikës – renditet e 17-ta nga 300 shkolla Llopushnik, 24 prill 2026 – Një tjetër sukses i rëndësishëm vjen nga nxënësit e shkollës “Shaban Shabani” në Llopushnik, të cilët kanë arritur të dallohen në një nga garat më sfiduese të robotikës në vend. Në kuadër të sfidës së tretë të kësaj gare, ku morën pjesë rreth 300 shkolla nga e gjithë Kosova, ekipi i kësaj shkolle ka arritur të renditet në vendin e 17-të, duke dëshmuar përgatitje, kreativitet dhe përkushtim të lartë. Ky rezultat i shkëlqyer është arritur falë angazhimit të nxënësve: Elma Kryeziu Rita Krasniqi Rron Shala Enea Shala Harbin Kryeziu Një rol të rëndësishëm në këtë sukses ka pasur edhe mentori i ekipit, MSc. Leutrim Qengaj, i cili me përkushtim ka udhëhequr dhe mbështetur nxënësit gjatë gjithë procesit të përgatitjes. Nga organizatorët pritet që në ditët në vijim të shpallen ekipet finaliste që do të garojnë në nivel republikan në Prishtinë. Shkolla “Shaban Shabani” mbetet me shpresë dhe ambicie për të qenë pjesë e finales dhe për të përfaqësuar denjësisht shkollën dhe komunitetin e saj. Ky sukses dëshmon edhe një herë potencialin dhe talentin e të rinjve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. — Dragash Info