Lokale

Nis procesi për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal në Dragash

23.04.2026. 2 min čitanja

Nis procesi për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal në Dragash width= Dragash, 23.04.2026 — Sot është mbajtur takimi i parë informues i Komisionit për Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZhK), duke shënuar fillimin e një procesi të rëndësishëm strategjik për të ardhmen e Komunës së Dragashit. width= Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve kyçe, përfshirë Komunën e Dragashit, kompaninë fituese për hartimin e planit, Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, përfaqësues të Parkut Nacional, ekspertë të jashtëm, si dhe organizata lokale dhe ndërkombëtare. Ky bashkëpunim i gjerë institucional dhe profesional u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një vizioni të përbashkët për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës. width= Plani Zhvillimor Komunal konsiderohet si një nga dokumentet më të rëndësishme strategjike, i cili do të përcaktojë orientimet kryesore të zhvillimit ekonomik, hapësinor dhe mjedisor për vitet në vijim. Përmes këtij plani synohet përmirësimi i cilësisë së jetës për qytetarët, krijimi i kushteve më të favorshme për investime, mbrojtja e resurseve natyrore dhe sigurimi i një zhvillimi të balancuar në të gjithë territorin e komunës. width= Nga takimi u theksua se ky është vetëm fillimi i një procesi të hapur dhe transparent, ku përfshirja e qytetarëve dhe kontributi i të gjithë akterëve relevantë do të jetë thelbësor në hartimin e një plani gjithëpërfshirës dhe afatgjatë. width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= — Dragash Info