Aktivisti i LVV-së në Sharr, Sadam Sallahu, nënshkruan peticionin në mbështetje të krerëve të UÇK-së
Aktivisti i LVV-së në Sharr, Sadam Sallahu, nënshkruan peticionin në mbështetje të krerëve të UÇK-së Në një periudhë të ndjeshme politike, të shoqëruar me debatet e fundit rreth trajtimit të vlerave të luftës, aktivisti i hershëm i Lëvizjes Vetëvendosje në Sharr, Sadam Sallahu, ka nënshkruar peticionin në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Nënshkrimi është bërë pranë zyrës së OVL-UÇK në Sharr, duke u konsideruar si një veprim me simbolikë të fortë në kontekstin aktual politik. Ky hap i Sallaut shihet nga njohësit e zhvillimeve si një sinjal se, përtej qëndrimeve zyrtare dhe përplasjeve politike, brenda spektrit politik në vend vazhdojnë të ekzistojnë figura që publikisht mbështesin dhe respektojnë luftën dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Veprimi i tij pritet të nxisë reagime dhe diskutime të mëtejshme në opinionin publik. — Dragash Info