Qendrore

Gani Geci bën deklaratë të fortë: “Fjalimi i Fatos Gecit u përgatit nga një deputet i afërt me Kurtin dhe Konjufcën”

22.04.2026. 2 min čitanja

Gani Geci bën deklaratë të fortë: “Fjalimi i Fatos Gecit u përgatit nga një deputet i afërt me Kurtin dhe Konjufcën”   Një deklaratë e fortë ka ardhur nga Gani Geci, i cili ka komentuar fjalimin e mbajtur në Kuvend nga nipi i tij, Fatos Geci, duke ngritur dyshime serioze për prapaskenat politike. Gjatë një lidhjeje direkte në emisionin Debat Plus, Geci ka deklaruar se fjalimi i Fatos Gecit nuk është hartuar nga ai vetë, por sipas tij, pas tij qëndron një deputet i Lëvizjës Vetëvendosje, i cili është i afërt me kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca. “Dua të inkuadrohem për ata që u distancuan nga fjalimi i Fatos Gecit. E kam fjalën për të VV-së, sepse prapa atij fjalimi qëndron një prej deputetëve të LVV-së, njeri i afërt i Kurtit dhe Konjufcës… ia ka dhënë letrën njëri deputet i LVV-së”, ka deklaruar Geci. Kjo deklaratë vjen në një moment kur fjalimi i Fatos Gecit në Kuvend ka nxitur reagime të shumta dhe debat publik, ndërsa pretendimet e fundit mund të thellojnë edhe më tej përplasjet politike në vend. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë reagime zyrtare nga përfaqësuesit e Lëvizja Vetëvendosje lidhur me këto akuza. — Dragash Info