Lokale

Banorët raportojnë praninë e dy grupeve të huaj në Restelicë, fotografime të dyshimta në disa lagje

22.04.2026. 2 min čitanja

Banorët raportojnë praninë e dy grupeve të huaj në Restelicë, fotografime të dyshimta në disa lagje   E mërkurë, 22 prill 2026 – Restelicë   Në fshatin Restelicë, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike gjatë gjithë ditës me shi, borë dhe mjegull, banorët kanë raportuar një situatë që ka ngjallur shqetësim dhe vëmendje të shtuar. Sipas disa dëshmive të qytetarëve, në territorin e fshatit janë parë dy grupe personash të huaj. Njëri grup përbëhej nga një burrë dhe një grua, ndërsa grupi tjetër nga dy burra dhe një grua. Banorët kanë deklaruar se këta persona komunikonin në gjuhën ruse dhe nuk kanë pasur kontakt apo komunikim me banorët lokalë, pavarësisht përpjekjeve të disa prej tyre për të marrë informacione. Gjithashtu, sipas dëshmitarëve, është vërejtur një sjellje e pazakontë e këtyre personave, të cilët kanë lëvizur nëpër disa lagje të fshatit duke fotografuar në mënyrë të vazhdueshme pothuajse çdo derë dhe portë të shtëpive përgjatë rrugëve ku kanë kaluar. Kjo sjellje është cilësuar nga banorët si e dyshimtë dhe shqetësuese, ndërsa theksohet se deri më tani nuk ka pasur asnjë sqarim zyrtar lidhur me praninë apo aktivitetet e tyre në zonë. Rasti është raportuar nga disa qytetarë në Radio Bambus Restelicë, e cila ka marrë informacionet fillestare nga terreni dhe po e përcjell rastin tek opinioni publik. — Dragash Info