Lokale

Aktivitete sportive në kuadër të Ditës së Shkollës në SHFMU “Fetah Sylejmani” në Dragash

22.04.2026. 1 min čitanja

🏫⚽🏐 Aktivitete sportive në kuadër të Ditës së Shkollës në SHFMU “Fetah Sylejmani” në Dragash width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= Në kuadër të shënimit të Ditës së Shkollës, në SHFMU “Fetah Sylejmani” në Dragash janë zhvilluar aktivitete sportive ndërmjet klasave, të organizuara nga mësimdhënësi i Edukatës Fizike, Nedim Ahmeti. Atmosfera në shkollë ka qenë mjaft dinamike dhe garuese, ku nxënësit kanë treguar angazhim, disiplinë dhe shpirt sportiv në dy disiplina: volejboll dhe futboll i vogël. 🏐 Volejboll (vajza): Klasa IX – Klasa VIII: 25 – 9 Klasa IX – Klasa VIII: 25 – 11 ⚽ Futboll i vogël: VI-2 – VIII-1: 1 – 2 VI-1 – VII-1: 4 – 1 Këto aktivitete kanë sjellë emocion, garë të shëndetshme dhe bashkëpunim mes nxënësve, duke e bërë Ditën e Shkollës edhe më të veçantë. Turniri pritet të vazhdojë edhe nesër me ndeshje të tjera ndërmjet klasave.   — Dragash Info