Sport
Rexhbeçaj rikthehet te Wolfsburgu, firmos deri në vitin 2030
Rexhbeçaj rikthehet te Wolfsburgu, firmos deri në vitin 2030 Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, i ka dhënë fund aventurës katërvjeçare me FC Augsburg dhe është rikthyer te VfL Wolfsburg. Futbollisti kosovar ka nënshkruar kontratë të re me klubin gjerman, e cila do ta mbajë në Wolfsburg deri në vitin 2030. Rikthimi i Rexhbeçajt në Wolfsburg konsiderohet një hap i rëndësishëm në karrierën e tij, pasi ai rikthehet në një ambient të njohur ku edhe ka zhvilluar një pjesë të rëndësishme të formimit si lojtar. — Dragash Info