Qendrore

Visar Duriqi: Si ia mora passwordin Nazim Bllacës – rrëfimi nga libri “Mësuesi që u bë vrasës”

22.04.2026. 2 min čitanja

Visar Duriqi: Si ia mora passwordin Nazim Bllacës – rrëfimi nga libri “Mësuesi që u bë vrasës”   Gazetari Visar Duriqi ka zbuluar detaje interesante nga libri i tij “Mësuesi që u bë vrasës”, duke treguar se si kishte arritur të siguronte qasje në e-mailin e Nazim Bllacës.   Në një intervistë për Veriu Info, Duriqi ka bërë të ditur se e gjithë ngjarja kishte nisur nga një kërkesë e thjeshtë e Bllacës për rregullimin e “signature” në fund të e-mailave të tij.   Sipas Duriqit, në atë kohë ai komunikonte shpesh me Bllacën përmes e-mailit dhe kishte fituar besimin e tij, deri në atë masë sa e vizitonte edhe në shtëpi, pa u penguar nga prania e EULEX-it.   “Nazim Bllaca kishte dëshirë të komunikonte me e-mail. Ai dërgonte shpesh mesazhe dhe më pyeste për mendimin tim. Unë i përgjigjesha, pasi në atë kohë çdo komunikim i tij bëhej lajm,” ka treguar Duriqi.   Sipas tij, momenti kyç erdhi kur Bllaca kërkoi ndihmë për vendosjen e një nënshkrimi automatik në e-mail.   “Ai më kërkoi që t’ia rregulloja ‘signature’-n. I thashë se nuk ishte problem,” rrëfeu ai.   Duriqi shpjegoi se si kishte arritur të siguronte fjalëkalimin pa qenë i pranishëm fizikisht.   “I thashë se ishte e premte dhe nuk mund të shkoja personalisht, por mund ta rregulloja nëse ma dërgonte passwordin. Ai ma dërgoi pa hezitim,” tha gazetari.   Pas kësaj, ai tregoi se kishte hyrë në e-mailin e Bllacës dhe kishte marrë masa për të ruajtur qasjen.   “Më pas kam shkarkuar të dhënat dhe kam përzgjedhur materialet më relevante. Në fund, ia kam kthyer fjalëkalimin dhe ia kam rregulluar ‘signature’-n,” u shpreh Duriqi.   — Dragash Info