Qendrore

Haradinaj për “trimat e tastierës”: Nga Merdarja në Prishtinë kanë qajtur.

21.04.2026. 2 min čitanja

Haradinaj për “trimat e tastierës”: Nga Merdarja në Prishtinë kanë qajtur.     Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj fyerjeve dhe kërcënimeve që, sipas tij, i janë bërë në rrjetet sociale, veçanërisht nga persona që jetojnë në mërgatë. Në një paraqitje në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Haradinaj deklaroi se disa prej këtyre personave janë përballur me pasoja pasi kanë ardhur në Kosovë, duke përmendur reagimin e institucioneve ndaj tyre. “Unë e di, disa kur kanë ardhur në kufi kanë qajtur si fëmija. Marre më ka ardhur t’i shoh çfarë sjelljesh kanë bërë. Prej Merdarës e deri në Prishtinë duke qajtur i biri i qenit”, u shpreh Haradinaj. width= Ai shtoi se fyerjet në rrjetet sociale shpesh bëhen pa asnjë arsye dhe pa përgjegjësi. “Pa asnjë zor i ka fyer të tjerët. Pa asnjë zor është sjellur ashtu. Çka shitshe mend bre ty s’di çka të koftë? Çfarë zori ke pasur ta fyesh dikend që nuk të ka bërë gjë ty?”, deklaroi ai. Sipas Haradinajt, ka pasur edhe raste kur persona të tillë e kanë kontaktuar për këshilla pas përballjes me situata të pakëndshme, ndërsa ai ka zgjedhur t’i këshillojë që të tërhiqen nga sjellje të tilla. “E ka këso raste që më kanë thirrë e më kanë pyetur se çka me bë, ju kam thënë po lëshone bre se gjynah”, theksoi ai. — Dragash Info