Qendrore

Reagim publik i Sanije Rexhës për vrasjen e komandant “Sandokani”

21.04.2026. 2 min čitanja

Reagim publik i Sanije Rexhës për vrasjen e komandant “Sandokani” width= Në pikën më të nxehtë të luftimeve të UÇK-së në frontet kundër forcave serbe, me datë 08 tetor 1998, Abedin Rexha, ish Komandant i Brigadës 112, u vra në një pritë të organizuar nga tradhtari i kombit, Gani Geci. Rasti i vrasjes në pritë të ish Komandantit “SANDOKANIT” mbetet një nga ngjarjet më të dhimbshme dhe më tronditëse të historisë sonë kombëtare. Institucionet nuk duhet t’u japin hapësirë apo legjitimitet vrasësve, por përkundrazi duhet t’i kundërshtojnë dhe t’i demaskojnë me fakte. Vetëm kështu ruhet shteti, integriteti i së vërtetës dhe mbrohet historia nga përpjekjet për manipulim. Prandaj, historia duhet trajtuar me ndershmëri, përgjegjësi dhe respekt për faktet, e jo me frikë për t’i lejuar shtrembërimin e së vërtetës. Lavdi në shekuj “Sandokanit”, SyShqiponjë i UÇK-së 🇦🇱 Shkruan Sanije Rexha, bashkëshortja e ish-komandantit të UÇK-së, Abedin Rexha – i njohur si “Sandokani”. — Dragash Info