Qendrore

Protestë kundër glorifikimit të komunizmit në Gjakovë

21.04.2026. 2 min čitanja

Protestë kundër glorifikimit të komunizmit në Gjakovë   Gjakovë, 21 prill 2026   Një protestë është mbajtur sot përpara Pallatit të Kulturës në Gjakovë nga përfaqësues dhe mbështetës të Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar, në shenjë kundërshtimi ndaj, siç u tha, përpjekjeve për glorifikimin e komunizmit dhe figurave komuniste.   Sipas organizatorëve, protesta kishte për qëllim të ngrejë zërin kundër çdo forme rehabilitimi të së kaluarës komuniste, duke theksuar se ajo periudhë ka lënë pasoja të rënda për shoqërinë shqiptare. Kryetari i kësaj organizate, Alban Hoti, deklaroi se qëndrimi i tyre mbetet i pandryshuar kundër çdo nostalgjie për regjimin komunist.   “Ne nuk pranojmë që të harrohen vuajtjet e mijëra familjeve shqiptare që u përballën me burgosje, tortura dhe vrasje gjatë diktaturës komuniste. Kërkojmë të vërtetën historike dhe drejtësi për viktimat,” u shpreh ai.   Protestuesit mbanin pankarta me mesazhe si:   “Jo glorifikimit të figurave komuniste”   “Jo komunizmit – vrau kombin tonë”   “Nuk e harrojmë masakrën e burgut në Gjakovë”   Organizatorët theksuan se do të vazhdojnë aktivitetet e tyre në mbrojtje të kujtesës historike dhe vlerave demokratike.   — Dragash Info