Qendrore

Hamza e quan “pazar” ofertën e Kurtit: Pozitat nuk janë këmbim “mall me mall”

20.04.2026. 2 min čitanja

Hamza e quan “pazar” ofertën e Kurtit: Pozitat nuk janë këmbim “mall me mall”     Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar ndaj ofertës së kryeministrit Albin Kurti lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke e cilësuar atë si joserioze dhe të papranueshme.   Hamza ka bërë të ditur se oferta për t’i dhënë PDK-së pozitën e kryeparlamentarit në këmbim të votës për presidentin nuk është në përputhje me parimet politike dhe kushtetuese.   “Nuk është serioze. Vendi nuk është duke shkuar në zgjedhje për kryetar Kuvendi. Kuvendi ka kryetaren, është i konstituuar. Nuk jemi për pazare politike dhe këmbim të pozitave. Nuk është në formën ‘merre këtë që të jap atë’. Nuk është serioze, e as kushtetuese”, ka deklaruar Hamza.   Ai theksoi se PDK-ja ka qenë konstruktive në proceset politike në vend, përfshirë edhe çështjen e presidentit, duke kontribuar në uljen e tensioneve politike.   “Ne e kemi depolarizuar skenën politike. Kemi garuar me program, jo me fyerje, sharje apo linçime”, u shpreh ai.   Hamza bëri të qartë se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të japë votën për zgjedhjen e presidentit, duke shtuar se nëse kryeministri Kurti arrin ta sigurojë shumicën me deputetët e tjerë, atëherë i urojnë sukses.   “Mundësia tjetër është që z. Kurti t’i japë vendit President me deputetët e tjerë që nuk janë nga radhët e PDK-së. Nëse arrijnë, ne vetëm i urojmë sukses”, deklaroi ai.   Në fund, ai nënvizoi se kjo çështje konsiderohet e mbyllur për PDK-në, pasi qëndrimi është votuar në mënyrë unanime nga Këshilli Drejtues i partisë.   Deklaratat e Hamzës u bënë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.   — Dragash Info