Qendrore

Gjykata e Apelit konfirmon të drejtën për pensione për kategoritë e dala nga lufta

20.04.2026. 2 min čitanja

Gjykata e Apelit konfirmon të drejtën për pensione për kategoritë e dala nga lufta width=   Gjykata e Apelit e Kosovës ka lënë në fuqi aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative, duke konfirmuar të drejtën për përfitim të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta.   Sipas këtij vendimi, refuzohet ankesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, ndërsa vendimi i shkallës së parë mbetet në fuqi, duke i hapur rrugë realizimit të pensioneve për përfituesit.   Në arsyetimin e aktgjykimit theksohet se paditësit i njihet e drejta për pension bazik të moshës, si dhe obligohet institucioni përgjegjës për kompensim retroaktiv për periudhën përkatëse, në përputhje me ligjin.   Avokati Nazmi Sallahu ka deklaruar se ky vendim i Apelit largon çdo paqartësi dhe përbën një konfirmim të plotë të të drejtave të kategorive të dala nga lufta.   Ky zhvillim pritet të ketë ndikim të rëndësishëm për shumë përfitues në nivel vendi.   — Dragash Info