Qendrore

Qeveria miraton përbërjen e re të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës

20.04.2026. 2 min čitanja

Qeveria miraton përbërjen e re të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës   Prishtinë – Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar sot përbërjen e re të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, në kuadër të mbledhjes së saj të rregullt.   Propozim-vendimi është paraqitur nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa Donika Gërvalla theksoi se ky hap vjen si nevojë për përmirësimin e procesit dhe rikthimin e besimit në këtë provim të rëndësishëm profesional.   Sipas saj, një numër i madh ankesash të pranuara nga Ministria kanë nxjerrë në pah mangësi në vlerësim, mungesë konsistence në zbatimin e programit dhe nevojë për më shumë transparencë dhe profesionalizëm në arsyetimin e rezultateve.   “Ka nevojë për më shumë konsistencë në praktikat e vlerësimit, zbatim më të unifikuar të dispozitave ligjore dhe rritje të transparencës,” u shpreh Gërvalla.   Përbërja e re e Komisionit:   Arian Gashi – kryetar i Komisionit   Ersan Qavolli – zëvendësanëtar (e drejta penale)   Lumni Sallauka – zëvendëskryetar (e drejta civile)   Arsim Hamzaj – zëvendësanëtar   Anita Prenaj-Krasniqi – anëtare (e drejta kushtetuese)   Suada Rama-Hamza – zëvendësanëtare   Burim Shala – anëtar (e drejta tregtare, e punës dhe administrative)   Nehat Qelaj – zëvendësanëtar   Bujar Muzaqi – anëtar (e drejta ndërkombëtare dhe e BE-së)   Rrezarta Lleshaj – zëvendësanëtare   Ministrja Gërvalla kërkoi mbështetjen e kabinetit qeveritar për këtë përbërje, duke theksuar se qëllimi kryesor është forcimi i meritokracisë, kredibilitetit dhe transparencës në procesin e provimit të jurisprudencës.   Pas miratimit në Qeveri, përbërja e re pritet të procedohet për votim në Kuvendin e Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.   — Dragash Info