Përkujtim për dëshmorin Fisnik Ibrahimi – 19 prilli, dita e përjetësisë së tij
Përkujtim për dëshmorin Fisnik Ibrahimi – 19 prilli, dita e përjetësisë së tij
Sot, më 19 prill, përkulemi me nderim dhe respekt të thellë para kujtimit të dëshmorit Fisnik Ibrahimi, i cili në këtë ditë të vitit 1999 ra heroikisht në altarin e lirisë.
“Pa u çliruar Kosova, ne nuk do të kthehemi tek familjet tona” – ky ishte zotimi i tij. Një fjali e thjeshtë, por e madhe sa vetë liria, të cilën Fisniku e dëshmoi me jetën e tij.
I ri në moshë, por i madh në ideal, ai la pas jetën e përditshme dhe u kthye për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me 2 prill 1999, pas një rrugëtimi të vështirë, ai u rreshtua në Brigadën 138 “Agim Ramadani”, duke u bërë pjesë e luftës për çlirimin e atdheut. Vetëm disa ditë më vonë, në Betejën e Koshares, ai u gjend në vijën e parë të frontit, aty ku historia shkruhej me gjak e sakrificë. Më 19 prill 1999, në moshën 21-vjeçare, Fisnik Ibrahimi ra për të mos vdekur kurrë. Ai u bë pjesë e përjetësisë, duke u shndërruar në simbol të lirisë dhe të sakrificës sublime për atdheun. Sot, emri i tij nuk është vetëm kujtim. Është amanet. Është përgjegjësi. Është rrugë që na kujton se liria ka çmim – dhe atë çmim e paguan njerëz si Fisniku. I lehtë i qoftë dheu i tokës që e deshi aq shumë. Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorit Fisnik Ibrahimi! — Dragash Info