Rinia Demokratike e Kosovës pranohet në LYMEC, hap i rëndësishëm drejt fuqizimit europian të të rinjve
Rinia Demokratike e Kosovës pranohet në LYMEC, hap i rëndësishëm drejt fuqizimit europian të të rinjve
Një arritje e rëndësishme për të rinjtë në Kosovë është shënuar këtë javë, pasi Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) është pranuar si anëtare e asociuar në Rrjeti i Rinisë Liberale Europiane (LYMEC), gjatë Kongresit Pranveror 2026 të mbajtur në Vjenë. Ky zhvillim konsiderohet si një hap i madh për përfaqësimin e të rinjve kosovarë në arenën ndërkombëtare dhe për afrimin e tyre me vlerat dhe standardet europiane. RDK në këtë kongres u përfaqësua nga Trim Syla, anëtar i Kryesisë Qendrore dhe kryetar i degës në Prishtinë, i cili prezantoi vizionin për një demokraci moderne dhe funksionale, ku të rinjtë kanë rol aktiv në vendimmarrje dhe në proceset integruese europiane. Në një reagim publik, kryetarja e RDK-së dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Arbnora Salihu, e cilësoi këtë si një moment krenarie dhe përgjegjësie të madhe për organizatën dhe për të rinjtë në vend. “Pranimi në LYMEC është një dëshmi se zëri i të rinjve nga Kosova po dëgjohet dhe vlerësohet në nivel europian. Kjo na obligon të punojmë edhe më shumë për krijimin e mundësive të reja për të rinjtë dhe për forcimin e rolit të tyre në shoqëri”, thuhet në reagimin e saj. Sipas saj, ky anëtarësim do të mundësojë ndërtimin e partneriteteve ndërkombëtare, shkëmbimin e përvojave dhe përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në rrjetet rinore europiane. Rinia Demokratike e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin për fuqizimin e të rinjve dhe për avancimin e vizionit për një Kosovë me orientim të qartë europian. — Dragash Info