Pas suksesit evropian, Leon Shala ftohet në test akademik ndërkombëtar në Gjermani
Pas suksesit evropian, Leon Shala ftohet në test akademik ndërkombëtar në Gjermani Dragash, 17 prill 2026
Sukseset e njëpasnjëshme të të riut nga Brezna e Dragashit, Leon Shala, po vazhdojnë të marrin vëmendje edhe në arenën ndërkombëtare. Pas rezultateve të shkëlqyera në garat evropiane të Shkencave Kompjuterike, Leon Shala ka pranuar edhe një ftesë zyrtare për të marrë pjesë në një test të rëndësishëm akademik në Gjermani. Sipas një njoftimi nga organizatorët në Gjermani, Leoni është përzgjedhur si kandidat i përshtatshëm për këtë vlerësim ndërkombëtar falë rezultateve të tij dhe potencialit të lartë në fushën e informatikës. Testi synon identifikimin e talenteve të reja dhe përfshin disa faza teorike dhe praktike. Në këtë ftesë theksohet gjithashtu rëndësia e mbështetjes së tij gjatë përgatitjeve për këtë mundësi të veçantë, ndërsa detaje shtesë për datën, vendin dhe organizimin pritet të bëhen të ditura në ditët në vijim. Ky zhvillim vjen menjëherë pas arritjeve të tij të fundit, ku Leoni u rendit ndër më të mirët në nivel evropian, duke dëshmuar përkushtim dhe talent të jashtëzakonshëm. Leon Shala po vazhdon të jetë një shembull frymëzimi për të rinjtë e Dragashit dhe më gjerë, duke dëshmuar se puna dhe përkushtimi sjellin rezultate konkrete në arenën ndërkombëtare. — Dragash Info