Qendrore

“Fshesa” në LDK: Abdixhiku largon emra të vjetër, sjell fytyra të reja në parti

15.04.2026. 1 min čitanja

“Fshesa” në LDK: Abdixhiku largon emra të vjetër, sjell fytyra të reja në parti   Prishtinë, 15 prill 2026 – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka ndërmarrë një valë ndryshimesh të thella në strukturat drejtuese të partisë, duke larguar një numër të konsiderueshëm figurash të njohura dhe duke hapur rrugë për emra të rinj. Në kuadër të këtij riorganizimi, nga Kryesia janë larguar emra si Arben Gashi, Besa Gaxheri, Driton Selmanaj, Florian Dushi, Imri Ahmeti, Vlora Dumoshi dhe Xhafer Tahiri, ndër të tjerë. Paralelisht, në strukturën drejtuese janë përfshirë figura të reja si Arbër Ismajli, Ermal Sadiku, Sokol Havolli dhe Ukë Rugova. Këto lëvizje po shihen si një përpjekje për rifreskim të brendshëm dhe konsolidim të partisë, në një fazë të re organizative që synon rritjen e efikasitetit dhe përgatitjen për sfidat politike në vijim. — Dragash Info