Ambasadori i Gjermanisë viziton Dragashin, takohet me drejtuesit lokalë dhe AVOKO
Ambasadori i Gjermanisë viziton Dragashin, takohet me drejtuesit lokalë dhe AVOKO-n
Dragash, 15 prill 2026 – Sot, komuna e Dragashit pati kënaqësinë të mirëpresë Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, i cili së bashku me ekipin e GIZ Kosova zhvilloi një vizitë zyrtare në këtë trevë. Ambasadori Rudolph u prit nga Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, si dhe përfaqësues të organizatës AVOKO, me në krye Jeton Qengaj.
Gjatë kësaj vizite, delegacioni pati mundësinë të njihet nga afër me aktivitetet dhe projektet që AVOKO po zhvillon në fushën e rrobaqepësisë dhe teknologjisë informative. Këto iniciativa janë vlerësuar si shumë të rëndësishme për fuqizimin ekonomik lokal dhe zhvillimin e aftësive profesionale të të rinjve në komunën e Dragashit. Në këtë takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë, siç është GIZ, në mbështetje të projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin socio-ekonomik të rajonit. Vizita e Ambasadorit gjerman konsiderohet si një sinjal i fortë i mbështetjes së vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën dhe veçanërisht për komunat si Dragashi, që synojnë zhvillim të qëndrueshëm dhe krijim të mundësive për qytetarët e tyre. — Dragash Info