Lokale

Kujdesi ndaj mjedisit shkollor në Dragash – nxënësit japin shembull për komunitetin

14.04.2026. 2 min čitanja

Kujdesi ndaj mjedisit shkollor në Dragash – nxënësit japin shembull për komunitetin width= width= width= width= width= width= Sot, më 14 prill 2026, në kuadër të promovimit të vlerave humane, SHML “Ruzhdi Berisha” në Dragash, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq – Dega Dragash, ka realizuar një aktivitet të rëndësishëm në funksion të mbrojtjes së mjedisit dhe krijimit të një ambienti më të shëndetshëm ekologjik. Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit me përkushtim dhe entuziazëm janë angazhuar në pastrimin e hapësirave shkollore, duke dëshmuar nivel të lartë përgjegjësie dhe vetëdijeje për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit. Po ashtu, ata kanë mbjellë lule dhe fidane, duke kontribuar drejtpërdrejt në gjelbërimin dhe zbukurimin e ambientit shkollor. Ky aktivitet ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit tek të rinjtë për rëndësinë e një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm, si dhe promovimin e vlerave të solidaritetit, përgjegjësisë dhe humanizmit në shoqëri. Nga drejtoria e shkollës u shprehën falënderime për nxënësit dhe mësimdhënësit për angazhimin e tyre, duke theksuar se aktivitete të tilla ndikojnë pozitivisht në edukimin estetik dhe formimin e personalitetit të të rinjve. — Dragash Info