Lokale

Nxënësit e profilit Farmaci realizojnë vizitë studimore në fabrikën farmaceutike në Fushë Kosovë

14.04.2026. 2 min čitanja

Nxënësit e profilit Farmaci realizojnë vizitë studimore në fabrikën farmaceutike në Fushë Kosovë width= width= Nxënësit e profilit Teknik i Farmacisë nga SHML Ruzhdi Berisha kanë realizuar sot, më 14 prill 2026, një vizitë studimore në fabrikën e barnave Trepharm, e cila ndodhet në Sllatinë. Gjatë kësaj vizite, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me procesin e prodhimit të barnave, standardet e cilësisë dhe mënyrën e funksionimit të një industrie farmaceutike moderne. Kjo përvojë u vlerësua si një hap i rëndësishëm në ndërlidhjen e njohurive teorike me praktikën profesionale. Nxënësit u shoqëruan nga mësimdhënësit Feriz Skeraj dhe Jeton Beshiri, të cilët kontribuan në organizimin dhe realizimin e kësaj vizite. Me këtë rast, drejtoria e shkollës ka shprehur falënderim për Drejtoria Komunale e Arsimit në Dragash për sigurimin e transportit për nxënësit, si dhe për stafin e Trepharm për mikpritjen dhe gatishmërinë për të ndarë përvojën profesionale me të rinjtë. Vizita të tilla konsiderohen thelbësore për përgatitjen e nxënësve drejt tregut të punës dhe zhvillimin e tyre profesional në të ardhmen. — Dragash Info