Talenti nga Opoja shkëlqen në Austri – Edvin Rrahmani vazhdon kontratën me klubin e njohur austriak SK Rapid Wienderi në vitin 2028
Talenti nga Opoja shkëlqen në Austri – Edvin Shenasi Rrahmani vazhdon kontratën me klubin e njohur austriak SK Rapid Wien deri në vitin 2028 Një lajm i mirë dhe krenari për trevën e Opojës vjen nga Austria. Mesfushori 17-vjeçar, Edvin Shenasi Rrahmani, me prejardhje nga fshati Kuk i komunës së Dragashit, ka vazhduar kontratën e tij me klubin e njohur austriak SK Rapid Wien deri në vitin 2028. Rrahmani, i cili jeton dhe zhvillon karrierën e tij në Austri, konsiderohet një nga talentët premtues në radhët e të rinjve të këtij klubi me traditë të madhe në futbollin austriak dhe më gjerë. Vazhdimi i kontratës për një periudhë afatgjatë është dëshmi e besimit që klubi ka në potencialin dhe zhvillimin e tij si futbollist. Ky sukses përfaqëson jo vetëm një arritje personale për Edvinin, por edhe një krenari për vendlindjen e tij në Opojë dhe për gjithë komunën e Dragashit. Pritet që në vitet në vazhdim, ai të bëjë hapa të mëdhenj në karrierën e tij dhe të dëshmojë vlerat e tij edhe në skenën më të gjerë evropiane. — Dragash Info