Qendrore

17 deminerë të rinj i bashkohen FSK-së pas përfundimit të trajnimit në Prizren

10.04.2026. 2 min čitanja

17 deminerë të rinj i bashkohen FSK-së pas përfundimit të trajnimit në Prizren width= width= width= Në kazermën Lidhja e Prizrenit në Prizren është mbajtur ceremonia e përfundimit të kursit “Pastrimi i fushëbetejave dhe deminim bazik”, ku u certifikuan 17 deminerë të rinj që do t’i bashkohen Forca e Sigurisë së Kosovës. Trajnimi, i cili zgjati gjashtë javë, përfshiu përgatitje intensive teorike dhe praktike, duke u fokusuar në përdorimin e pajisjeve dhe zbatimin e procedurave bazë të deminimit. Ky program synon rritjen e kapaciteteve të FSK-së në menaxhimin e rrezikut nga mjetet e pashpërthyera dhe sigurinë e zonave të prekura. Me këtë rast, në emër të Ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Ajeti përgëzoi kursantët për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë trajnimit. Ndërkaq, u.d. i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, Astrit Haliti, uroi të diplomuarit për misionin e tyre fisnik, duke theksuar rëndësinë e rolit të deminerëve në garantimin e sigurisë për qytetarët. Certifikimi i këtyre 17 pjesëtarëve të rinj konsiderohet një hap i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve operative të FSK-së dhe në përmbushjen e misioneve të saj në shërbim të vendit. — Dragash Info