Qendrore

Avokati Faton Fetahu: Kushtetuta ka qenë shtylla e rendit demokratik në Kosovë

09.04.2026. 2 min čitanja

Avokati Faton Fetahu: Kushtetuta ka qenë shtylla e rendit demokratik në Kosovë width= Me rastin e Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, avokati Faton Fetahu ka ndarë një reflektim mbi rolin dhe rëndësinë e saj në zhvillimin demokratik të vendit. Ai thekson se, gjatë karrierës së tij, ka pasur privilegjin të përfaqësojë 33 çështje publike para Gjykatës Kushtetuese, përvojë kjo që i ka mundësuar të kuptojë nga afër peshën dhe frymën e Kushtetutës. Sipas Fetahut, Kushtetuta nuk është vetëm akti më i lartë juridik, por një mekanizëm thelbësor për vendosjen e kufijve ndaj pushteteve, për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, si dhe për ruajtjen e ekuilibrit demokratik në vend. “Gjatë këtyre 18 viteve, Kushtetuta ka luajtur rol kyç në zhvillimin e shoqërisë sonë dhe në orientimin e saj të qartë pro-perëndimor,” thekson ai. Fetahu vlerëson se vitet e fundit kanë qenë sfiduese për rendin kushtetues, duke u përballur me tensione dhe përplasje të shumta, por sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka arritur të ruajë autoritetin dhe frymën demokratike të Kushtetutës. “Në këto momente të vështira, Gjykata Kushtetuese ka qenë institucioni që ka mbajtur në këmbë rendin kushtetues dhe meriton respektin më të lartë,” shton ai. Në fund, ai shpreh respekt për Kushtetutën dhe vlerat që ajo përfaqëson, duke uruar qytetarët me rastin e kësaj dite. — Dragash Info