Botë

Ish-gjyqtari i EULEX-it: Publikimi i aktakuzës ndaj Thaçit u bë në kundërshtim me procedurat

08.04.2026. 2 min čitanja

Ish-gjyqtari i EULEX-it: Publikimi i aktakuzës ndaj Thaçit u bë në kundërshtim me procedurat width= Ish-gjyqtari amerikan i misionit EULEX, Dean Pineles, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me mënyrën se si është zhvilluar procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Në një shkrim të gjatë, ai ka theksuar se ish-prokurori Jack Smith ka vepruar në kundërshtim me rregullat procedurale, duke bërë publikimin e aktakuzës ndaj Hashim Thaçi para se ajo të konfirmohej zyrtarisht. Sipas Pineles, kjo ndodhi në qershor të vitit 2020, pikërisht në kohën kur Thaçi ishte duke udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara për një takim me Donald Trump dhe presidentin serb Aleksandar Vučić, duke ngritur dyshime për ndikime politike në këtë proces. Ai ka komentuar gjithashtu edhe pasojat e mundshme të këtij procesi, duke theksuar se një vendim dënues ndaj ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës mund të shkaktojë reagime të forta në opinionin publik në Kosovë. Sipas tij, një zhvillim i tillë do të perceptohej si i padrejtë dhe si përpjekje për rishkrim të historisë së luftës. Në të njëjtën kohë, ai vlerëson se Serbia do ta shfrytëzonte një vendim të tillë në arenën ndërkombëtare, gjë që mund të vështirësojë edhe më tej normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Pineles shton se, megjithatë, një epilog i tillë mund të shihej pozitivisht nga Bashkimi Evropian, duke marrë parasysh investimin e madh të tij në këtë proces gjyqësor. — Dragash Info