Obligimi ligjor për pompat e derivateve: Çmimet duhet të jenë të dukshme për qytetarët
Obligimi ligjor për pompat e derivateve: Çmimet duhet të jenë të dukshme për qytetarët
Qytetarët shpesh përballen me mungesë transparence në pompat e derivateve, por legjislacioni në fuqi e përcakton qartë se çmimet e karburanteve duhet të jenë të vendosura në mënyrë të dukshme, në mënyrë që të mund të shihen edhe nga drejtuesit e automjeteve pa pasur nevojë të ndalen apo të hyjnë brenda. Sipas rregullave në fuqi, çdo pikë shitjeje e derivateve është e obliguar që çmimet t’i ekspozojë në tabela të jashtme, të lexueshme dhe të qarta për publikun. Mosrespektimi i këtij detyrimi përbën shkelje ligjore dhe ndëshkohet me masa të ashpra. Për subjektet që nuk e zbatojnë këtë obligim, parashihen këto sanksione: Gjobë për biznesin nga 1,000 deri në 10,000 euro Gjobë për personin përgjegjës nga 400 deri në 2,000 euro Në raste të caktuara, mund të shqiptohet edhe masa e pezullimit të aktivitetit nga 2 deri në 6 muaj Ekspertët theksojnë se transparenca në çmime është thelbësore për mbrojtjen e konsumatorëve dhe për krijimin e një tregu të drejtë dhe konkurrues. Institucionet përgjegjëse pritet të intensifikojnë kontrollet në terren për të siguruar zbatimin e ligjit, ndërsa qytetarët inkurajohen të raportojnë çdo rast të shkeljes. — Dragash Info