Kërkohet dorëheqja e Albulena Haxhiut pas financimit të ekspozitës së Shkëlzen Gashit
Kërkohet dorëheqja e Albulena Haxhiut pas financimit të ekspozitës së Shkëlzen Gashit
Ish-kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Arton Demhasaj, ka kërkuar dorëheqjen e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pas zhvillimeve të fundit lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”. Demhasaj ka reaguar ashpër, duke e cilësuar situatën si skandal dhe duke thënë se dorëheqja është veprimi minimal që duhet të ndërmerret pas financimit të kësaj ekspozite nga institucionet shtetërore. “Dorëheqja është minimumi moral, për ta shpëlarë këtë maskarallëk!”, ka shkruar ai. Ky reagim vjen pasi Haxhiu është parë në promovimin e ekspozitës së autorit Shkëlzen Gashi, ndërsa Kuvendi i Kosovës ka pranuar publikisht se ka financuar këtë projekt. Ekspozita në fjalë ka nxitur debat të gjerë publik për shkak të pretendimeve për pasaktësi në të dhënat e paraqitura, duke sjellë reagime të shumta nga figura politike, organizata dhe qytetarë. Deri më tani nuk ka pasur reagim zyrtar nga Albulena Haxhiu lidhur me kërkesën për dorëheqje. — Dragash Info