Komuna e Prishtinës largon tabelat e ekspozitës skandaloze nga sheshet
Komuna e Prishtinës largon tabelat e ekspozitës skandaloze nga sheshet
Komuna e Prishtinës ka filluar aksionin për largimin e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, e cila është vendosur në sheshin “Nënë Tereza”. Ekipet e kompanisë “Pastrimi” tashmë kanë filluar largimin e tabelave të ekspozitës që ishin vendosur në shesh. Ky veprim vjen pas vendimit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për pezullimin e lejes së ekspozimit. Këtë vendim Rana e kishte marrë pas reagimeve të shumta ndaj kësaj ekspozite, të cilat pretendonin se të dhënat e ekspozitës nuk ishin të sakta. Kjo ekspozita është hapur më 24 mars në sheshet e Prishtinës.