Qendrore

Ekspozimi me pasaktësi për krimet e luftës në Kosovë, Andin Hoti kërkon tërheqjen e menjëhershme të materialeve

27.03.2026. 2 min čitanja

Ekspozimi me pasaktësi për krimet e luftës në Kosovë, Andin Hoti kërkon tërheqjen e menjëhershme të materialeve width= width= width= Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka reaguar ndaj ekspozimit publik të materialeve që përmbajnë pasaktësi dhe shtrembërime për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë (1998/99). Sipas ministrit Hoti, në rastin e masakrës në Krushë të Madhe, prezantimi i materialeve përmban jo vetëm gabime në numrin e viktimave, por edhe narrative të pavërteta, si pretendimi se gratë dhe fëmijët janë “lejuar” të largohen, ndërsa burrat janë vrarë. “Kjo nuk qëndron. Në Krushë të Madhe janë vrarë pa përjashtim edhe gra shtatzëna, ndërsa të tjerët janë deportuar drejt Shqipërisë, çka rrëzon çdo përpjekje për ta paraqitur këtë si veprim ‘selektiv’”, thekson Hoti. Gjithashtu, ai ka vënë në dukje pasaktësitë në paraqitjen e masakrës së Burgut të Dubravës, ku numri i viktimave nuk përputhet me të dhënat e konfirmuara dhe disa prej të vrarëve paraqiten gabimisht si “persona të armatosur”, ndonëse të gjithë të burgosurit shqiptarë kanë qenë civilë të pambrojtur. Ministri Hoti ka bërë thirrje për: Tërheqjen e menjëhershme të materialeve të pasakta; Verifikim institucional të përmbajtjes së ekspozitave publike mbi krimet e luftës; Përfshirjen e Prokurorisë së Shtetit dhe mekanizmave për hetimin e krimeve të luftës për shqyrtim të plotë të çështjes. “E vërteta për krimet e kryera në Kosovë nuk mund dhe nuk duhet të shtrembërohet. Ajo është themel i drejtësisë dhe detyrim ndaj viktimave, familjeve të tyre dhe historisë sonë”, thekson Hoti. Andin Hoti, përveç detyrës si ministër, është edhe djali i Ukshin Hotit, veprimtarit të njohur të lirisë dhe intelektualit kosovar. — Dragash Info