Qendrore

Betohen nëntë anëtarët e rinj të KQZ-së, Osmani i drejtohet Kushtetueses për propozimet tjera

27.03.2026. 1 min čitanja

Betohen nëntë anëtarët e rinj të KQZ-së, Osmani i drejtohet Kushtetueses për propozimet tjera width= Sot, anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të propozuar nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvend, kanë dhënë betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Në një deklaratë për media, Presidentja Osmani i uroi suksese anëtarëve të rinj dhe vlerësoi rolin e rëndësishëm të sistemit zgjedhor në forcimin e demokracisë në vend. “Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u betuan se do t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të ndershme, besnike, të paanashme, profesionale dhe të ndërgjegjshme”, thuhet në njoftim. Për propozimet tjera të mbetura për anëtarë të KQZ-së, Presidentja Osmani do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretim dhe vendimmarrje. — Dragash Info