Qendrore

Prishtina ndalon ekspozitën mbi Masakrën e Dubravës

27.03.2026. 1 min čitanja

Prishtina ndalon ekspozitën mbi Masakrën e Dubravës width= Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot pezullimin e menjëhershëm të ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” në sheshin “Nëna Terezë”. Sipas Ramës, ekspozita, e financuar nga Kuvendi i Kosovës, paraqet një version të pasaktë dhe të papranueshëm të Masakrës së Dubravës, duke cënuar dinjitetin e qytetarëve dhe kujtesën kolektive të popullit të Kosovës. “Jo në Kryeqytet. Nuk lejojmë që në sheshin tonë të përdhoset dinjiteti i qytetarëve dhe të fyhet kujtesa kolektive e popullit tonë. Për këtë arsye, sonte menjëherë e pezullojmë lejen për këtë ekspozim,” tha Rama. Ai ka kërkuar gjithashtu përgjegjësi politike dhe institucionale nga Kuvendi i Kosovës për miratimin dhe financimin e përmbajtjes së ekspozitës, duke e cilësuar atë si skandaloze dhe të papranueshme për viktimat dhe qytetarët e Kosovës. — Dragash Info