Lokale

Komuna e Dragashit hap konsultimin publik për Strategjinë e Komunikimit 2026–2030

26.03.2026. 2 min čitanja

Komuna e Dragashit hap konsultimin publik për Strategjinë e Komunikimit 2026–2030 Dragash, 26 mars 2026 – Duke u bazuar në dispozitat ligjore në fuqi, përfshirë Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe aktet nënligjore për administratë të hapur, Kryetari i Komuna e Dragashit ka shpallur njoftimin për konsultim publik lidhur me Draftin e Strategjisë për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun 2026–2030. Ky proces synon përfshirjen e qytetarëve, përfaqësuesve të institucioneve, bizneseve dhe organizatave joqeveritare në hartimin e një dokumenti të rëndësishëm strategjik për transparencë dhe komunikim më efektiv me publikun. Të gjithë të interesuarit mund të konsultojnë dokumentet përkatëse përmes linkeve më poshtë: 🔗 Draft Strategjia: https://dragash.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/03/Draftstrategjia-per-Komunikim-2026-2030.docx⁠� 🔗 Plani i Veprimit: https://dragash.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/03/Plani-i-Veprimit.docx⁠� Konsultimi publik (elektronik dhe me shkrim) do të jetë i hapur nga data 26 mars deri më 10 prill 2026. Ndërkohë, diskutimi publik i drejtpërdrejtë me qytetarë do të mbahet më 10 prill 2026 (e premte), duke filluar nga ora 11:00, në sallën e Asamblesë Komunale në Dragash. Propozimet dhe komentet konkrete mund të dërgohen deri në përmbylljen e konsultimit në adresat elektronike: 📧 brendi.berisha@rks-gov.net 📧 fari.kolloni@rks-gov.net 📧 ellmedina.neziri@rks-gov.net Autoritetet komunale inkurajojnë të gjithë qytetarët dhe palët e interesuara që të marrin pjesë aktive në këtë proces, duke kontribuar me ide dhe sugjerime për një komunikim më të hapur dhe efikas në nivel lokal. — Dragash Info