Qendrore

Lipjani dhe Dragashi diskutojnë për bashkëpunim dhe zhvillim lokal

26.03.2026. 2 min čitanja

Takim ndërkomunal: Lipjani dhe Dragashi diskutojnë për bashkëpunim dhe zhvillim lokal width= Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur sot në një takim zyrtar kryetarin e Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini. Në këtë vizitë, Xheladini ishte i shoqëruar nga nënkryetari Vetim Ramadani, shefja e kabinetit Arjeta Skeraj, si dhe drejtori i Ekonomisë Qamil Kolloni. Gjatë takimit, palët diskutuan për çështje të rëndësishme që lidhen me qeverisjen lokale, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira ndërmjet dy komunave. Kryetari i Lipjanit, Ahmeti, falënderoi homologun e tij për vizitën dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkomunal. Ai nënvizoi se gjatë viteve të fundit fokusi ka qenë në realizimin e projekteve konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe në krijimin e kushteve më të favorshme për zhvillim ekonomik. “Do të vazhdojmë me investime të qëndrueshme në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi,” u shpreh Ahmeti. Nga ana tjetër, kryetari i Dragashit, Xheladini, falënderoi për mikpritjen dhe vlerësoi zhvillimet e arritura në Komunën e Lipjanit, duke theksuar se progresi i arritur është një shembull i mirë i qeverisjes efektive. “Të arriturat që duken tashmë janë dëshmi e një pune të mirë dhe ne i marrim si shembull për qeverisjen tonë në Dragash,” deklaroi Xheladini. — Dragash Info