Lokale

SQARIM PUBLIK NGA DREJTORIA E ARSIMIT NË DRAGASH PËR NGROHJEN NË SHFMU “FETAH SYLEJMANI”

25.03.2026. 2 min čitanja

SQARIM PUBLIK NGA DREJTORIA E ARSIMIT NË DRAGASH PËR NGROHJEN NË SHFMU “FETAH SYLEJMANI” width= Drejtoria Komunale e Arsimit në Dragash ka reaguar pas disa pretendimeve publike lidhur me mungesën e ngrohjes në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Fetah Sylejmani”, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe jo në përputhje me gjendjen reale në terren. Sipas njoftimit zyrtar, procesi mësimor në këtë institucion është zhvilluar pa ndërprerje dhe në kushte të pranueshme për nxënësit dhe stafin. Edhe në periudhat kur ka pasur mungesë të përkohshme të peletit, shkolla ka siguruar ngrohje alternative përmes kaloriferëve, duke garantuar vazhdimësinë e procesit edukativo-arsimor. Nga Drejtoria është bërë e ditur se vonesat në furnizim me pelet kanë ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve në treg si dhe mospajtimeve teknike me operatorin ekonomik të kontraktuar, i cili kishte lidhur kontratë trevjeçare me çmime të mëhershme, dukshëm më të ulëta se ato aktuale. Autoritetet komunale theksojnë se këto sfida tashmë janë tejkaluar dhe furnizimi me pelet është stabilizuar, ndërsa sistemi i ngrohjes funksionon normalisht. Në fund, Drejtoria Komunale e Arsimit ka bërë thirrje që të shmangen deklaratat e pabazuara dhe të kontribuohet në informimin e drejtë të qytetarëve, duke theksuar se Komuna e Dragashit mbetet e përkushtuar ndaj transparencës dhe trajtimit serioz të çdo shqetësimi. — Dragash Info