Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, i jep afat 34 ditë për zgjedhjen e Presidentit
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, i jep afat 34 ditë për zgjedhjen e Presidentit Prishtinë, 25 mars 2026 – ka publikuar aktgjykimin për rastet e bashkuara KO72/26 dhe KO74/26, duke vendosur njëzëri që dekreti i Presidentes për shpërndarjen e Kuvendit nuk prodhon asnjë efekt juridik. Kërkesat ishin parashtruar nga Kryeministri, në emër të Qeverisë së Kosovës, si dhe nga dhe 30 deputetë të tjerë të Kuvendit. Sipas vendimit të Gjykatës, deputetët e Kuvendit kanë afat prej 34 ditësh nga hyrja në fuqi e aktgjykimit për të zhvilluar dhe përfunduar procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës. Gjykata ka sqaruar se në rast se Kuvendi dështon ta zgjedhë Presidentin brenda këtij afati, atëherë Kuvendi shpërndahet automatikisht (ex constitutione), dhe zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen brenda 45 ditësh, në përputhje me Kushtetutën. Po ashtu, është bërë e ditur se masa e përkohshme e vendosur më 9 mars 2026 shfuqizohet me hyrjen në fuqi të këtij aktgjykimi, i cili hyn në fuqi menjëherë dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ky vendim konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm në skenën politike dhe institucionale të vendit, duke sqaruar procedurat kushtetuese lidhur me shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhjen e Presidentit. — Dragash Info