Qendrore

Maqedonci: Kosova nis prodhimin e municioneve ushtarake me standard NATO-je në dhjetor

25.03.2026. 2 min čitanja

Maqedonci: Kosova nis prodhimin e municioneve ushtarake me standard NATO-je në dhjetor Prishtinë, 25 mars 2026 – Ministri i Mbrojtjes,, ka njoftuar se Kosova pritet të nisë prodhimin e municioneve ushtarake me standarde të NATO-s në muajin dhjetor të këtij viti. Sipas tij, ky zhvillim përbën një arritje historike për Kosovën e pasluftës dhe një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të industrisë vendore të mbrojtjes. “Ne tashmë kemi ndërmarrë hapat fillestarë për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes. Në fund të këtij viti, në dhjetor, do të kemi prodhimin e municioneve të para të prodhuara ndonjëherë në Kosovë – 7.62 dhe 5.56 mm”, ka deklaruar Maqedonci në një intervistë për Tëvë1. Ai bëri të ditur se projekti lidhet me ndërtimin dhe funksionalizimin e një fabrike të municionit, për të cilën ekziston një plan zhvillimi dhe një zotim nga pala turke, përkatësisht nga fabrika shtetërore e prodhimit të municionit në Turqi. Ministri sqaroi se bëhet fjalë për dy kalibra që përdoren gjerësisht në ushtritë e vendeve anëtare të NATO-s: 5.56 mm, që përdoret kryesisht në armët individuale të ushtarëve, dhe 7.62 mm, që përdoret për armët ekipore dhe mbështetëse. Sipas tij, me këtë hap, Kosova synon të forcojë kapacitetet e saj në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke u pozicionuar ndër vendet e para në Ballkan që prodhojnë municione sipas standardeve të NATO-s. — Dragash Info