Sport

Eksperti sllovak: Kosova më e fortë sesa tregon renditja e FIFA-s

25.03.2026. 2 min čitanja

Eksperti sllovak: Kosova më e fortë sesa tregon renditja e FIFA-s Një vlerësim pozitiv për përfaqësuesen e Kosovës në futboll ka ardhur nga eksperti sllovak, Ladislav Borbely, i cili konsideron se “Dardanët” janë më të fortë sesa reflekton pozita e tyre aktuale në renditjen e FIFA-s. Në një intervistë për mediumin sllovak “Pravda”, Borbely theksoi se, edhe pse Kosova aktualisht renditet në vendin e 79-të, ndërsa Sllovakia në të 44-in, diferenca në cilësi mes dy ekipeve nuk është e madhe. “Dy ekipet janë të balancuara në kuptimin e vlerës. Renditja e FIFA-s nuk tregon gjithçka. Kosova është në rritje të madhe dhe pozita e saj aktuale nuk e pasqyron forcën reale që ka”, është shprehur ai. Sipas Borbelyt, përfaqësuesja e Kosovës ka bërë përparime të dukshme, duke u shndërruar në një ekip konkurrues në nivel evropian. Ai vlerësoi edhe punën e përzgjedhësit Franco Foda, duke thënë se ka arritur të përmirësojë aspektet taktike dhe organizative të skuadrës. “Është një ekip i talentuar nga Ballkani, me elemente të mentalitetit gjerman. Loja e tyre është stabile dhe racionale, me vendimmarrje pragmatike në fushë”, ka shtuar ai. Megjithatë, eksperti sllovak shpreson që skuadra e tij të mos befasohet në Bratislavë, duke theksuar se është e vështirë të përcaktohet një favorit i qartë në përballjen mes dy ekipeve. — Dragash Info