Gazeta serbe “Alo” publikon akuza ndaj Kryeministrit të Kosovës
Gazeta serbe “Alo” publikon akuza ndaj Kryeministrit të Kosovës për një plan të pretenduar ndaj Richard Grenell Një nga gazetat ditore me tirazh të lartë në Serbi, “Alo”, ka publikuar një artikull me akuza të rënda ndaj Kryeministrit të Kosovës. Sipas këtij mediumi serb, në artikull pretendohet se Kurti kishte planifikuar një atentat ndaj ish-të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi. Në shkrim thuhet se për këtë rast, sipas pretendimeve të gazetës, ekzistojnë edhe prova të siguruara nga shërbime inteligjente gjermane dhe amerikane. Gazeta “Alo” si burim të këtij informacioni citon gazetarin kosovar Milaim Zeka. Deri më tani nuk ka pasur reagim zyrtar nga institucionet e Kosovës lidhur me këto pretendime, ndërsa informacioni mbetet në nivel raportimi nga media serbe dhe nuk është konfirmuar nga burime zyrtare. — Dragash Info