Qendrore

Burim Ramadani sfidon pushtetarët: Bëjeni narko-testin

Korrik 8, 2026 1 minutë leximi

    Deputeti i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani ka bërë thirrje publike që zyrtarët e Qeverisë së Kosovës t’i nënshtrohen narko-testit, duke e cilësuar luftën kundër drogës si një nga sfidat…

FB_IMG_1783542327189

    Deputeti i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani ka bërë thirrje publike që zyrtarët e Qeverisë së Kosovës t’i nënshtrohen narko-testit, duke e cilësuar luftën kundër drogës si një nga sfidat kryesore për shoqërinë.   Në një video-deklaratë të publikuar të mërkurën, Ramadani tha se institucionet shtetërore kanë përgjegjësinë kryesore në luftimin e narkotikëve, ndërsa theksoi se shembulli duhet të vijë nga vetë drejtuesit e shtetit.   “Ju sfidoj që të bëni narko-testin, jo që po ju paragjykoj, por për t’ju dhënë shembullin se gjithçka nis nga vetja”, deklaroi ai.   Ramadani bëri të ditur se vetë i është nënshtruar narko-testit më 23 qershor në, vetëm pak ditë pas zgjedhjeve, duke theksuar se këtë e ka bërë për të dhënë një mesazh pozitiv dhe për të inkurajuar transparencën.   Sipas tij, përdorimi i drogave mbetet një nga rreziqet më serioze për shoqërinë dhe kërkon angazhim të plotë institucional.   /Dragash Info/