Arkiv

Operacion ndërkombëtar kundër krimit financiar, bastisje edhe në Kosovë Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Repu…

Januar 28, 2026 2 min čitanja

Operacion ndërkombëtar kundër krimit financiar, bastisje edhe në Kosovë Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion policor në kuadër…

Međunarodna operacija protiv finansijskog kriminala, racija na Kosovu, takođe, pod vođstvom specijalnog tužioca Repue…

Operacion ndërkombëtar kundër krimit financiar, bastisje edhe në Kosovë

Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion policor në kuadër të një hetimi të koordinuar ndërkombëtarisht me EUROPOL-in dhe Prokurorinë e Katanias në Itali.

Operacioni ka përfshirë bastisje në dy lokacione në Kosovë – në Prishtinë dhe në fshatin Zaplluxhë të Komunës së Dragashit – nën dyshimin për veprat penale “Cenim i të drejtave të autorit” dhe “Shpëlarja e parave”.

Hetimet ndërkombëtare kanë zbuluar se një pjesë e këtij grupi kriminal përfshinte edhe një shtetas të Kosovës me inicialet P.B. Operacioni ka çuar në eliminimin e një infrastrukture të sofistikuar IPTV, që shërbente në mënyrë të paligjshme për miliona përdorues në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Përveç Kosovës, operacioni u zhvillua edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Itali dhe Rumani, me bashkëpunim të ngushtë nga Kanadaja, India, Koreja e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar një kompjuter dhe katër hard disqe, të cilat do të shërbejnë si prova në hetimet e mëtejshme.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës ritheksojnë angazhimin e tyre në luftën kundër krimit financiar dhe ekonomik.

— Dragash Info

Original