Arkiv

Gjin Rrahmani nga Kosova fiton vendin e parë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kodimit në SHBA Nxënësi i talentuar nga K…

Januar 17, 2026 2 min čitanja

Gjin Rrahmani nga Kosova fiton vendin e parë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kodimit në SHBA Nxënësi i talentuar nga Kosova, Gjin Rrahmani, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm…

Iskrenost sa Kosova osvojila je prvo mesto na američkoj Međunarodnoj koordinacijskoj olimpijadi, darovitom studentu iz K…

Gjin Rrahmani nga Kosova fiton vendin e parë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kodimit në SHBA

Nxënësi i talentuar nga Kosova, Gjin Rrahmani, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar vendin e parë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kodimit, në kategorinë e Inteligjencës Artificiale për shkolla të mesme, e cila u mbajt në Orlando, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky çmim i lartë përfaqëson një arritje të madhe jo vetëm për Gjinin, por edhe për Kosovën, duke dëshmuar potencialin e lartë të të rinjve kosovarë në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Fitorja e vendit të parë në një garë ndërkombëtare të këtij niveli është dëshmi e përkushtimit, dijes dhe talentit të jashtëzakonshëm në fushën e kodimit dhe inteligjencës artificiale, si dhe rezultat i punës së vazhdueshme dhe mbështetjes arsimore.

Ky sukses e vendos Kosovën në hartën botërore të teknologjisë dhe shërben si frymëzim për gjeneratat e reja që synojnë të zhvillohen në shkencat kompjuterike dhe teknologjitë e avancuara.

— Dragash Info

Original