Arkiv

Ramadani kërkon narko-testim për deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, ka kërkua…

Januar 13, 2026 1 min čitanja

Ramadani kërkon narko-testim për deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, ka kërkuar që të gjithë deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës…

Ramadani poziva na testiranje narkotika za nove poslanike Skupštine Kosova AAK, Burim Ramadani, zahteva…

Ramadani kërkon narko-testim për deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës

Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, ka kërkuar që të gjithë deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës t’u bëhet narko-testi, menjëherë pasi të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve.

Sipas Ramadanit, kjo është një masë e nevojshme për të garantuar integritetin e institucioneve dhe për të identifikuar rastet që mund të kenë nevojë për ndihmë mjekësore ose rehabilitim.

“Shumë e nevojshme është të bëhet Narko-Testi, menjëherë pasi të certifikohen rezultatet. Sigurt që disa duhet të drejtohen në QKUK për ndihmë në rehabilitim, ndërsa të tjerët vazhdojnë në ulëset në Parlament”, ka shkruar Ramadani në postimin e tij.

Deklarata e tij ka ngjallur reagime të ndryshme në skenën politike, duke rihapur debatin për transparencën dhe përgjegjësinë e ligjvënësve.

— Dragash Info

Original