Arkiv

Osmani thotë se ka rikonfirmuar njohjen e Kosovës nga rreth 20 shtete Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaru…

Januar 12, 2026 2 min čitanja

Osmani thotë se ka rikonfirmuar njohjen e Kosovës nga rreth 20 shtete Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se një nga arritjet kryesore të mandatit të saj…

Osmani kaže da je ponovo potvrdila priznavanje Kosova od oko 20 država predsednik Kosova Vjosa Osmani, deklarau…

Osmani thotë se ka rikonfirmuar njohjen e Kosovës nga rreth 20 shtete

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se një nga arritjet kryesore të mandatit të saj presidencial është rikonfirmimi i njohjeve të Kosovës nga rreth 20 shtete, për të cilat Serbia kishte pretenduar se kishin tërhequr njohjen.

Në një intervistë, Osmani ka theksuar se e Drejta Ndërkombëtare nuk e njeh konceptin e “çnjohjes” së shteteve, duke shtuar se pretendimet e tilla i kanë shkaktuar Kosovës dëm të madh në imazhin ndërkombëtar, në procesin e sigurimit të njohjeve të reja dhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Sipas saj, Presidenca e Kosovës ka trajtuar në mënyrë sistematike të gjitha rastet e pretenduara për çnjohje gjatë pesë viteve të fundit, duke siguruar rikonfirmimin e tyre nga shumica dërrmuese e shteteve të përmendura.

“Vetëm nga një shtet ende nuk kemi pranuar përgjigje zyrtare, ndërsa të gjitha rastet e tjera janë rikonfirmuar”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka theksuar se këto rikonfirmime përbëjnë një sukses diplomatik për Kosovën dhe kontribuojnë në forcimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare, përkundër fushatave të vazhdueshme të Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës.

© Dragash Info

Original