Arkiv

Ndeshja KB Bashkimi – KB Bora nuk do të transmetohet drejtpërdrejt për shkak të problemeve teknike Federata e Basketb…

Januar 10, 2026 1 min čitanja

Ndeshja KB Bashkimi – KB Bora nuk do të transmetohet drejtpërdrejt për shkak të problemeve teknike Federata e Basketbollit e Kosovës njofton se ndeshja mes KB Bashkimi dhe…

Utakmica UN-a, UN Bora, neæe biti emitovana direktno zbog tehnièkih problema Federacije Basketb…

Ndeshja KB Bashkimi – KB Bora nuk do të transmetohet drejtpërdrejt për shkak të problemeve teknike

Federata e Basketbollit e Kosovës njofton se ndeshja mes KB Bashkimi dhe KB Bora, e planifikuar sot në ora 19:30 në palestrën Sezai Surroi në Prizren, në kuadër të xhiros së 14-të të ProCredit Superligës, nuk do të transmetohet drejtpërdrejt në platformën ArtMotion.

Shkak për këtë është këputja e fibrave optike që sigurojnë transmetimin live nga palestra.

Federata njofton se ndeshja do të transmetohet më vonë në ArtMotion, ndërsa për kohën e saktë të transmetimit dhe publikimin në kanalin zyrtar të Federatës së Basketbollit të Kosovës në YouTube, do të bëhet njoftim i veçantë.

— Dragash Info

Original