Arkiv

DnV publikon Deklaratën Preliminare për zgjedhjet e parakohshme parlamentare Organizata Demokracia në Veprim (DnV) ka…

Decembar 31, 2025 2 min čitanja

DnV publikon Deklaratën Preliminare për zgjedhjet e parakohshme parlamentare Organizata Demokracia në Veprim (DnV) ka mbajtur sot një konferencë për media, gjatë së cilës ka prezantuar Deklaratën Preliminare…

DnV objavljuje Parlamentarnu deklaraciju za prevremene parlamentarne izbore Demokratska akciona organizacija (DnV) ima…

DnV publikon Deklaratën Preliminare për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Organizata Demokracia në Veprim (DnV) ka mbajtur sot një konferencë për media, gjatë së cilës ka prezantuar Deklaratën Preliminare lidhur me mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Në konferencë, përfaqësuesi i DnV-së, Eugen Cakolli, ka vlerësuar se procesi zgjedhor është zhvilluar përgjithësisht në një ambient të qetë, pa incidente serioze që do ta cenonin drejtpërdrejt integritetin e procesit të votimit.

Sipas deklaratës, janë evidentuar dhe trajtuar gjetjet kryesore që kanë të bëjnë me administrimin zgjedhor, funksionimin dhe vendimmarrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), fushatën zgjedhore, pabarazinë e garës, përfaqësimin gjinor, besueshmërinë e listës së votuesve, votimin jashtë vendit, si dhe drejtësinë zgjedhore.

Po ashtu, dokumenti përfshin vlerësime mbi Ditën e Zgjedhjeve, procesin e votimit dhe numërimit të votave, certifikimin e subjekteve politike dhe përbërjen e listave të kandidatëve.

Deklarata Preliminare e DnV-së bazohet në vëzhgimin e drejtpërdrejtë në terren dhe në të dhëna të mbledhura gjatë gjithë ciklit zgjedhor, me qëllim të ofrimit të një vlerësimi të paanshëm dhe të bazuar në fakte për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Deklarata e plotë është e qasshme për publikun në linkun zyrtar të DnV-së.

Original