Arkiv

Bexhet Xheladini emëron Arijeta Qafleshi Skerajn shefe të Kabinetit të Kryetarit të Komunës Dragash – Kryetari i Komu…

Decembar 22, 2025 1 min čitanja

Bexhet Xheladini emëron Arijeta Qafleshi Skerajn shefe të Kabinetit të Kryetarit të Komunës Dragash – Kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, sot ka emëruar znj. Arijeta…

Bexhet Xhedeeni nominovan za Arijetu Qaflishi Skerajn šefa kabineta predsednika Grada Dragaša Komua…

Bexhet Xheladini emëron Arijeta Qafleshi Skerajn shefe të Kabinetit të Kryetarit të Komunës

Dragash – Kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, sot ka emëruar znj. Arijeta Qafleshi Skeraj në detyrën e shefes së Kabinetit të Kryetarit, pas pensionimit të saj nga pozita e këshilltares në Kuvendin Komunal.
Znj. Qafleshi Skeraj gëzon një përvojë të gjatë institucionale dhe politike. Në zgjedhjet e fundit lokale, ajo u zgjodh për herë të pestë anëtare e Kuvendit të Komunës së Dragashit, ndërsa në mandatin e kaluar shërbeu si Kryetare e Kuvendit Komunal, duke udhëhequr me profesionalizëm dhe duke shënuar rezultate të dukshme në funksionimin e organit më të lartë vendimmarrës të komunës.
Me rastin e këtij emërimi, Kryetari Xheladini ka uruar znj. Arijeta Qafleshi Skeraj për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese të mëtejshme në punën dhe angazhimin e saj profesional në shërbim të qytetarëve të Komunës së Dragashit.

Original