Botë

Zyrtari i PDK-së në Zvicër kritikon strukturat e partisë në diasporë: “Improvizimet e sollën PDK-në në këtë gjendje”…

05.01.2026. 1 min čitanja

Zyrtari i PDK-së në Zvicër kritikon strukturat e partisë në diasporë: “Improvizimet e sollën PDK-në në këtë gjendje”

Rezultati i dobët i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në diasporë ka shkaktuar debate brenda strukturave të këtij subjekti.

Një nga reagimet më të fundit ka ardhur nga Qemajl Rexhepi, pjesë e strukturave të PDK-së në Zvicër, i cili ka kritikuar menaxhimin dhe privilegjet brenda partisë në mërgatë.

“Elektorati as sot, as nesër, as në ardhmen nuk do të rreshtohet pas atyre që në mërgim PDK-së i sollën dëme të pariparueshme. Çka është mjaft, duhet ndalur”, ka shkruar Rexhepi, duke nënvizuar se improvizimet dhe privilegjet e një grupi individësh kanë kontribuar në rënien e partisë në këtë rajon.

Ky reagim reflekton tensionet dhe shqetësimet brenda PDK-së lidhur me strukturat e partisë në diasporë dhe strategjinë për zgjedhjet e ardhshme.

— Dragash Info

Original Facebook objava